Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish ministrja e Integrimeve në Qeverinë Thaçi, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për të parin e PDK-së, përcjell arbresh.info.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku është shprehur se partia ka bërë një hap të duhur dhe se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë.
Jo zyrtarisht, emri i Vlora Çitakut si kandidate potenciale për kryetare të PDK-së është lakuar shpeshherë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë.
Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme.
Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo ?
Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në.
Na priftë e mbara!”
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin