Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
Një gjë e tillë është bërë nga vetë kompania nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, derisa është falënderuar ekipi i mirëmbajtjes e operimit të rrjetit.
“Sot në orën 20:00 përfunduan punimet teknike, intervenimi në gypin fi 200 mm në rrugën ” Tirana” në Prishtinë. Furnizimi me ujë është rikthyer tashmë”, thuhet në njoftim.
“Falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit për punën e suksesshme dhe të pandërprerë për tetë orë!”.
Përgjatë mesditës, kompania ka njoftuar për intervenim të një gypi në rrugën “Tirana”.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit