Uellsi do të ketë ndeshje të vështirë kundër Italisë. Ky është parashikimi i trajnerit të Uellsit Robert Page
“Skuadra po ndihet shkëlqyeshëm, futbollistët kanë qenë të shkëlqyeshëm deri më tani, gjatë gjithë turneut ne jemi të gjithë së bashku, ndjenja ishte e mrekullueshme pas fitores ndaj Turqisë. Kundër Italisë është një lojë jashtëzakonisht e vështirë “, tha ai, në një konferncë për medie para përbaljes së orës 18:00.
“Kalimi në raundin tjetër do të thotë gjithçka, për ne, për lojtarët dhe për tifozët në shtëpi. Ne kemi parë çfarë skuadre ka Italia dhe do të duhet të jemi të përgatitur për këtë. Por ne gjithashtu mund të jemi kërcënues”, shtoi ai.
I pyetur për ndryshimet e mundshme në formacion:
“Sigurisht që kjo do të jetë pjesë e procesit të mendimit por, më e rëndësishmja është se ne po luajmë kundër një skuadre shumë të mirë italiane. Duhet ta marrim parasysh këtë. Do të zgjidhet një skuadër që ne besojmë se mund ta fitojë ndeshjen”, përfundoi Robert Page./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...