
Activists of the NGO Rio de Paz in protective gear dig graves on Copacabana beach to symbolise the dead from the coronavirus disease (COVID-19) during a demonstration in Rio de Janeiro, Brazil, June 11, 2020. REUTERS/Pilar Olivares
Brazili ka konfirmuar se numri i vdekjeve nga COVID-19 ka kaluar shifrën prej 500.000, duke u bërë shteti i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka kaluar këtë shifër.
Teksa Brazili arriti këtë shifër të viktimave, mijëra majtistë protestuan në mbarë vendin kundër presidentit, Jair Bolsonaro dhe për mënyrën se si ai po e menaxhon pandeminë.
Afër 18 milionë persona në Brazil janë infektuar me koronavirus. Ky shtet, që ka popullsi prej 213 milionë banorësh, ka regjistruar pothuajse 100.000 raste të reja dhe 2.000 vdekje në baza ditore.
Vetëm 30 për qind e brazilianëve deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq rreth 11 për qind e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.
Vetëm SHBA-ja ka shënuar më shumë vdekje nga COVID-19, përkatësisht në këtë shtet janë regjistruar pothuajse 602.000 viktima. Por, në SHBA ka rënë numri i infektimeve të reja dhe shumë kufizime janë hequr për shkak të fushatës së vaksinimit.
Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se i ashtuquajturi varianti Delta i koronavirusit, variant që fillimisht u detektua në Indi, mund të rrisë numrin e infektimeve në javët dhe muajt në vijim, veçanërisht në mesin e personave që ende nuk janë vaksinuar.
SHBA-ja, që ka numër të mjaftueshëm të vaksinave, ka vendosur që të dhurojë 2.5 milionë doza të vaksinave për Tajvanin, thanë zyrtarët më 19 qershor./Rel/
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...