Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn.
Po ashtu, është lënë në fuqi vendimi edhe për Donald Lushajn, 10 vite e 8 muaj burg dhe për Armand Pezakun 8 vite e 8 muaj burg.
Të akuzuarit janë akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Sasia rekord e kokainës u kap në kamionin me banane më 28 shkurt të 2018-ës.
Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën, raporton shekulli.
Që të tre të akuzuarit u shpallën fajtorë për trafik droge pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në Maminas.
Avokati Maksim Haxhia duke folur për mediat e konsideroi vendimin të pabazuar dhe dënimin e Arbër Çekajt pa asnjë provë. Ndërsa ngriti pretendime se Çekaj nuk u dëgjua.
Kujtojmë se pak kohë më parë u arrestua edhe Selim Çekaj, babai 72-vjeçar i Arbër Çekajt, i akuzuar po për trafik droge. Ai u arrestua në prill, pasi në një kontejner me banane të porositur prej kompanisë së administruar prej tij në Ekuador u gjetën 49 kg kokainë.
Në vijimësi 72-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me sasinë e drogës. Arrestimi i tij solli dhe një revoltim të të birit në një nga seancat gjyqësore ndaj tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...