Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë pritur sot në takim në Prishtinë, drejtoreshën e American Jewish Committee (AJC) në Izrael, Avital Leibovich.
Në këtë takim, Hoxhaj e ka falënderuar zonjën Leibovich dhe organizatën që përfaqëson për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj në vitet e fundit. Roli i zonjës Leibovich në veçanti ka qenë i rëndësishëm në afrimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit.
Hoxhaj dhe Leibovich i kanë vlerësuar të veçanta marrëdhëniet mes dy shoqërive dhe nevojën që duhet bërë edhe më shumë për t’i afruar.
Po ashtu, është theksuar e rëndësishme njohja e Kosovës nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe hapja e mundësive të reja të bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të jetës, duke filluar nga politika e deri tek ekonomia./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...