Gennaro Gattuso nuk do ta drejtojë Fiorentinën në edicionin 2021/2022.
Klubi nga Firenca ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, e kanë shkëputur kontratë.
Gattuso u emëruar në krye të Fiorentinës më 25 maj, por aventura e tij te “Viola” përfundon ende pa nisur.
Fiorentina bën të ditur se tani janë duke punuar që ta gjejnë trajneri i ri.
Raportohet se arsyeja e ndarjes ka të bëjë me transferimet që Gatusso dhe agjenti Jorge Mendes kishin planifikuar, gjë e cila nuk ishte përkrahur nga drejtuesit e klubit të cilët po mendojnë të mos shpenzojnë shuma të mëdha parash.
Gattuso ishte trajner i Napolit në edicionin e fundit ku përfundoi në vendin e pestë në Serie A.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri