Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të anëtarëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Antalia.
Pendarovski është planifikuar të mbajë fjalim në samit dhe do të ketë një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Ai gjithashtu do të takohet me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
“Të premten, 18 qershor 2021, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë që mbahet për herë të parë nën moton “Diplomacia inovative: një epokë e re, qasje të reja”.
Në forum, Presidenti Pendarovski do të flasë në panelin diskutues presidencial mbi “Si të forcojmë solidaritetin rajonal në dritën e mësimeve të marra”, njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit./Telegrafi/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë