Do të jetë e detyrueshme për punonjësit e shtëpive të kujdesit në Angli që marrin vaksinat kundër koronavirusit.
Këtë e konfirmoi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, duke shtuar se qeveria po shqyrtonte nëse politika duhet të shtrihej edhe për punonjësit e kujdesit shëndetësorë,
Britania ka nivele të larta të marrjes së vaksinave COVID-19, por deri më tani ka qenë duke u shqyrtuar mundësia që vaksina të bëhet obligative për ata që punojnë në shtëpitë e kujdesit , banorët e të cilëve janë më të atakuar nga kjo sëmundje, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi vendosur ta çojmë përpara këtë propozim për të mbrojtur banorët. Shumica dërrmuese e stafit në shtëpitë e kujdesit janë vaksinuar, por jo të gjithë”, i tha Hancock parlamentit.
Ministria e Shëndetësisë tha se 1.2 milion punonjës të shtëpive të kujdesit kishin marrë vaksinën.
Ai shtoi se kushdo që do të vinte në shtëpi kujdesi për të bërë punë të tjera, si për shembull tregtarët e floktarët, edhe ata do të duhej t’i ndiqnin rregulloret.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...