Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës, Alketa Zifla.
Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të mërkurë.
Komisioni me në krye Etleda Ciftjen, Pamela Qirkon dhe Xhensila Pinen gjatë relacionit 2 dytë më parë konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga ana e Prokurores në Bashkinë e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpërdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.
Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.
Prokurorja Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, shkruan Birn.
Alketa Zifla nisi punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.
Në 2017 u emërua shefe e kabinetit nëPorkurorine e Përgjithshme dhe pas largimit nga detyra të Arta Markut ajo u kthye në Prokurorine e Tiranës.
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...