Ka filluar sot projekti i ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Burojë, projekt ky i cili është financuar nga Komuna e Skenderajt dhe pritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.
Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti jetësor, punimet i vizitoi i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Kryetari Jashari, me këtë rast u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në teren me ç’rast edhe uroi banorët e Burojës.
“Edhe ne i jemi gëzuar këtij projekti që ka filluar, që fshati Burojë po bëhet me ujë të pijshëm, kështu që urime dhe shpresojmë që me nuk do të keni probleme në këtë aspekt”, tha Kryetari Jashari.
Jashari po ashtu apeloi qytetarët që të jenë bashkëpunues gjatë realizimit të ndërtimit të ujësjellësit, në mënyrë që ky projekt të përfundojë pa pengesa.
“Uroj që të mos këtë probleme në këtë projekt, por të këtë ndihmë dhe bashkëpunim nga ana e banorëve dhe pune kryerësit dhe inxhiniereve që punimet të përfundojnë me kohë”, tha nder të tjera Jashari.
Përfituesit e këtij projekti jetik, banorët e fshatit Burojë, u shprehen shumë të lumtur me fillimin e punimeve të ujësjellësit, duke përgëzuar Kryetarin Jashari për mbajtën e premtimeve të dhëna./arbresh.info/
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë