Çmimi i Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet me gjysmë denari, derisa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Prandaj, Eurosuper BS-95 në shtatë ditët e ardhshme do të shitet me një çmim prej 68,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 70,5 denarë për litër dhe nafta për 61,5 denarë për litër. Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë shtëpiak do të jetë 61 denarë.
Çmimi me pakicë i mazutit rritet me 0.348 denarë për kilogram dhe tani do të shitet me çmim prej 35,237 denarë për litër.
Me këtë vendim të fundit të Komisionit Rregullator i Energjetikës, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur me mesatare prej 1,15 për qind krahasuar me çmimet e javës së kaluar.
Çdo javë, Komisioni Rregullator i Energjetikës korrigjon çmimin e derivateve të naftës./zhurnal/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin