Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot në Bruksel me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.
Takimi është mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, ndërkohë që ky takim ka ndodhur pas zhvillimeve të mëdha sic është pranimi i Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OBK-së, mbajtjes së manovrave ushtarake madhore Defender Europe 2021 dhe shpalljes ”non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e SHBA-së.
Rama ka postuar një konferencën për medie në Facebook.
“Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.
Sekretari amerikan i Shtetit do të shoqërojë presidentin Bidenin edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor. Ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...