Ndeshja e Kampionatit Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi Christian Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë pas sulmit kardiak që pësoi. Por, fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetë.
Më pas ndeshja u pezullua për rreth dy orë, për të vazhduar pastaj aty ku kishte mbetur.
Kjo u vlerësua si e çuditshme nga shumë njerëz, por trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand tregoi se çfarë kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes.
“Ne kishim dy mundësi për të luajtur ndeshjen sot ose nesër në 12:00 dhe të gjithë ranë dakord të luanin sot. Ju nuk mund të luani një lojë me ndjenja të tilla. Ne u përpoqëm të fitonim. Ishte e pabesueshme që ata arritën të dilnin dhe të përpiqeshin të luaj pjesën e dytë” – tha Hjulmand.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...