Partia Socialiste mbledh sot pasdite në stadiumin “Air Albania” kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Aty pritet të prezantohet vizioni “Shqipëria 2030” si dhe platforma për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.
Në axhendën e punimeve është edhe një analizë për zgjedhjet e 25 Prillit duke vënë theksin te strukturat që nuk kanë funksionuar edhe pse u arrit qëllimi për marrjen e mandatit të tretë.
Një tjetër pikë do të jetë rizgjedhja e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të partisë, do të shfaqet edhe një dokumentar me momentet më të rëndësishme që ka kaluar kjo forcë./ tvklan
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...