Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, në një intervistë në ATV ka pranuar se është përkrahës i trajnerit të mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
Osmani ka thënë se ai bëhet tifoz i skuadrave të cilat i drejton trajneri nga Prishtina.
“Më duhet që ta them publikisht se jam tifoz me ekipet të cilat i drejton Ismeti. Kur ka qenë në Ballkan, e kam përcjellë Ballkanin, kurse tash jam tifoz me Gjilanin”, ka thënë Osman Azemi për ATV-në, përcjell arbresh.info.
“Ismetin e përcjelli që nga koha kur ka qenë futbollist i Flamurtarit. Ismeti është një ndër lojtarët e parë shqiptarë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ndër të tjera Azemi.
Ismet Munishi tashmë drejton Gjilanin në Supërligën e Kosovës.
Skuadër e cila në edicion e ardhshëm e synon titullin kampion./arbresh.info/
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...