Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2.
Simptomat e variantit afrikan janë kryesisht të njëjta me infeksionet e rregullta COVID-19, por ky variant afrikan përhapet më shpejt.
Kështu ka thënë për arbresh.info Infektologu Ilir Tolaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Po varianti është përhapur tashmë, por simptomat janë të njëjta me variantet paraprake, nuk ka asgjë më të veçantë, vetëm se ky variant afrikan përhapet më shpejt në krahasim me variantet e tjera”, ka thënë Tolaj.
Ndryshe, simptomat e Covid-19 në përgjithësi janë shenjat e zakonshme, përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Kosova përveç këtij varianti afrikan, para disa muajsh është prekur edhe nga varianti britanik.
Variantin afrikan e ka konfirmuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /A.Zeka/arbresh.info/
Konfirmohet edhe një rast me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...