Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, me pritjen nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Duke e uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, kryetari i PD-së e siguroi atë për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike të Shqipërisë në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e plotë dhe vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Për mua prioritet vazhdon të mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve”, theksoi Basha.
Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe e ndihmojnë atë në pozicionimin e saj në proceset e ardhshme, pra edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimit evropian.
“Vetëm duke pasur një pozicion unik e të përbashkët, për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, theksoi Konjufca./arbresh.info/
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...