2.5 % e shqiptarëve nga mosha 15 deri në 64 vjeç kanë konsumuar kokainë të paktën 1 herë në jetë. Raporti i 2020-ës i bërë publik nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogave e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë. Tendenca në rritje konfirmohet nga rastet që i referohen shërbimit të toksikologjisë në QSUT në Tiranë.
“Nëse para 5 vitesh kur trendi kryesor ka konsumi i heroinës ishte më i madh, pastaj janë përdoruesit e kokainës. Më pas janë përdorimi i hashashit dhe kanabisit, dhe në fund varësia nga medikamentet”.
Po sipas mjekes toksikologe konsumi i drogave të paligjshme nis që në moshën e adoleshencës.
“Numrin më të lartë në përdorimin e drogave të jashtëligjshme e zënë adultët e rinj, pra mosha 20- 30 vjeç. Hashashi është fenomen i përhapur tek adoleshentët 17 – 20 vjeç”.
Sipas të dhënave nga Out World Data, në 2017 u shënuan në Shqipëri 142 vdekje nga përdorimi i lëndëve narkotike, kryesuar nga grupmosha 50 deri 69 vjeç./tvklna/
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...
Irlanda konfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropian...
Gjermania dhe Austria hedhin në treg naftë nga rezervat stra...
Kryetari i Rahovecit ngushëllon familjen për humbjen e Alush...
Hargreaves takon Gërvallën, flasin për rëndësinë e zgjidhjes...
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litë...