Ikja e shijes, nuhatjes ose ndryshimi i perceptimit të aromave duket se nuk janë të vetmet simptoma.
Mjekja ORL Klodiana Zaharia tha për News 24 se dëgjimi është një tjetër aspekt që preket. Sipas saj, infeksioni i Covid-19 ka dëmtuar dëgjimin e disa njerëzve dhe në raste të caktuara, nuk është rifituar.
“Kemi akoma pacientë që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar, nëse kanë pasur një tendencë të rënies së dëgjimit, tani vijnë me humbje totale të dëgjimit. Goditet nervi fundot i nuhatjes, shijes dhe dëgjimit”, thotë mjekja.
Vetë mjekja, shprehet se ajo vetë nuk ka mundur të rifitojë nuhatjen edhe pse ka tentuar me disa kura. Sipas saj duhet pritur deri në një moment të dytë, pasi ky proces i shërimit kërkon kohë. Zaharia shton se humbja e nuhatjes është evidentuar më shumë tek moshat e reja dhe ato të mesme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...