Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar 23 persona , prej tyre 14 persona të moshës madhore dhe 9 fëmijë, ( 15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës), shkruan arbresh.info.
Me këtë rast, policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”.
Ky aksion i policisë është bërë në koordinim dhe përkrahje edhe të Policisë Kufitare –Sektori i Migrimit, Qendrës për Punë Sociale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt ./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...