Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi i Konjufcës me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po zhvillon takime më krerët e institucioneve të vendit.
Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/

Kusari: Mediat nuk e kanë shkelur privatësinë e deputetit Ba...
Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës z...
Meliza Haradinaj shpërthen ndaj podcast-it britanik që ia dh...
Kapet 21-vjeçari në Gjilan, po kërkohej për vrasje në tentat...
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...