Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në seancën për faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë, tha është absurde që të diskutojmë nëse duhet ose jo të falen gjobat ndaj bizneseve kur dihet se gjatë partitë politike ishin vatër e infeksionit gjatë fushatës zgjedhore.
Lekaj tha se Kosova qeveriset nga një parti politike që ka deklaruar se parim i ka interesat sociale, ndërsa sot i gjobitë qytetarët për disa javë me radhë nga vendime anti-kushtetuese.
“Sot ne udhëhiqemi nga një parti që na i thotë vetes që parim i ka interesat sociale të popullit tonë të varfër. Është e njëjta parti politike nga e cila u gjobit populli për disa javë rresht nga vendime anti-kushtetuese, gjoja se virusi zhduket për disa qindra gjoba që vendosin policët nëpër rrugët e qyteteve tona”.
Lekaj tutje tha se ka pasur edhe nga vet deputetët që kanë shkel ligjin por nuk janë denuar.
“E gjithë kjo histori filloi gabim, vazhdoi gabim, fajin për të cilin e kemi edhe ne, dhe a duhet këtë ta vazhdojmë deri në pakufi, a duhet që të vazhdojmë këtë zhvatje ndërkohë që ne jemi këtu, kemi qenë nga ata që në mënyrë të vazhdueshme kemi kontribuar nga dita në ditë për të shkelur çdo nen të Ligjit mbi pandeminë, dhe sa nga ne jemi dënuar, asnjë”, tha Lekaj./arbresh.info/
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...