Gazetari dhe publicisti nga Bujanoci, Nexhat Behluli,ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës mezi po e presin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, sepse siç tha, ata vazhdojnë të jenë peng i marrëdhënieve të këqija Prishtinë-Beograd.
“Ajo që banorët këtu i preokupon është se pse pala shqiptare nuk është pjesë e bisedimeve dhe pa u ndalur kërkojnë që të përfshihen në këto bisedime, se shqiptarët e Luginës i kanë hallet e kërkesat e veta dhe shohin që një lloj reciprociteti ta shfrytëzojnë. Pra ato që e fitojnë serbët në Kosovë, është një mundësi që në këtë situatë shqiptarët e Luginës së Preshevës ta realizojnë këtu në Luginë ku kemi mbetur”, deklaroi gazetari Behluli.
Ai foli edhe për vizitën që Palmer e Lajçak bënë në Beograd, duke thënë se në këtë moment i shkojnë në favor presidentit serb, Aleksandar Vuçiq sepse siç tha, veçse ka filluar fushata atje për zgjedhjet parlamentare dhe se ai po zhvillon politikë.
“Ai po zhvillon politike, po krijon opinion publik se situatën e ka nën kontroll dhe se Serbia është faktori ndërkombëtar nga i cili varet statusi i ardhshëm i Kosovës”, u shpreh Behluli.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...