F.O., 55-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Policisë, i ndjeri punonte roje në një depo në Shupkovc, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së tij.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...