Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim sot drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri nga Banka Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale gjatë vitit të kaluar, sidomos për pikat e pakos që kanë pasur karakterin e skemave sociale.
Në takim u bisedua për projekte të ndryshme të cilat mbështeten nga Banka Botërore e të cilat kryesisht lidhen me skema sociale e politika zhvillimore. Ndër të tjera u diskutua për mënyrat se si Qeveria mund të shfrytëzojë mjetet e mbetura monetare në lidhje me këto projekte dhe për fokusin e përbashkët që Qeveria dhe Banka Botërore e kanë në projektet që kanë karakter të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...