Kryekuvendari Konjufca priti në takim të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin Philip Kosnett
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re dhe konsituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar vendin tonë përgjatë proceseve të mëtejme shtetndërtuese.
Kryekuvendari Konjufca, pasi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës, u zotua për bashkëpunimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar