Polica e Kosovës, ka mohuar se tek ura e Ibrit në Mitrovicë ka pasur ndonjë incident apo sulm siç është raportuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për arbresh.info, se ka qenë një festë e organizuar nga maturantët.
Ai thotë ky aktivitet nga ta ka qenë i paparalajmëruar, por që me arritjen e ekipeve policore janë larguar pa asnjë kundërshtim.
“Nuk ka qenë ndonjë incidet apo sulm ndaj policisë apo ndokujt. Ka qenë një festë e disa maturantëve 30-40 nxënës të cilët kanë festuar përfundimin e shkollës. Kjo ka qenë e paparalajmëruar e cila ka zgjatë afër 10 minuta dhe me arritjen e njësive policore ata janë larguar pa kundërshtime dhe nuk është lënduar askush”, tha Hoti./ arbresh.info.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend