Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, njoftoi sot qeveria spanjolle, duke hequr kështu kufizimet e vendosura në fillim të pandemisë COVID-19.
“Ky lehtësim është për shkak të ngadalësimit të qarkullimit të virusit në Europë, nga vijnë pjesa më e madhe e anijeve, si edhe rritjes së vaksinimit”, specifikoi Ministria e Transportit në një njoftim për shtyp.
Vendimi lidhet gjithashtu edhe me uljen e rasteve në rajonet ku anijet ankorohen më shumë.
Ndalimi u vendos në mes të marsit 2020 në Spanjë, që, para pandemisë COVID-19, ishte destinacioni i dytë në Europë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, sipas ministrisë.
Në vitin 2019, sektori kontribuoi rreth 2,8 miliardë euro në PBB-në e Spanjës, duke llogaritur rreth 50 000 vende pune dhe 1,5 miliardë euro në paga./atsh/
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...