Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Në javët e fundit rastet e reja të infektimit, por edhe vdekjet nga koronavirusi kanë shënuar rënie të madhe.
Gjatë ditës së djeshme u shënuan vetëm 18 raste të reja, ndërsa nuk u regjistrua asnëj vdekje. Teksa të shëruar rezultuan 412 pacientë.
Raste aktive mbesin vetëm 2 mijë e 593 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Kujtojmë se mbrëmë Qeveria miratoi lehtësimin e masave antiCovid-19. Ora policore u largua, ndëra gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu u lejua edhe largimi i masave kur qytetarët shëtisin vet në hapësira publike.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...