Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u vaksinua në qendrën rajonale të vaksinimit në sallën sportive të shkollës mjekësore. Ajo ndihet mirë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Dje e mora dozën e parë të vaksinës “Sinofarm”. Ndihem mirë dhe vazhdoj me aktivitetet e përditshme të punës. Shumë falënderime për stafin mjekësor, autoritetet e sigurisë, studentët dhe të gjithë ata që kujdesen për punën në Qendrën Rajonale të Vaksinimit në Tetovë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në sa më shumë numra në www.vakcinacija.mk, në mënyrë që të gjithë së bashku ta mundim virusin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kthehemi në një rrjedhë normale të jetës”, tha Teuta Arifi përmes profilit në rrjeti social faceook./arbresh.info/

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...