Kthimi i Massimiliano Allegri në Juventus ka bërë që Real Madrid të fshijë emrin e tij në listën e tyre të ngushtë.
L’Equipe raporton se Los Blancos kanë qenë në kontakt me një tjetër trajner italian, Antonio Conten, i cili u largua nga Interi në fillim të kësaj jave.
MARCA mund të konfirmojë, megjithatë, se Conte nuk është trajneri i vetëm që Real Madrid ka kontaktuar.
Edhe pse fitoi titullin për Interin, Conte nuk vazhdoi bashkëpunimin me ta dhe momentalisht është i lirë.
Si emra të tjerë të përfolur për ta zëvendësuar Zidane te Reali janë Raul Gonzalez, Joachim Low e Mauricio Pochettino. /Gazeta Express/
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...