Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, po vlerëson se komunikimi publik jo në nivel të duhur, i Ministrisë së Jashtme, është problem kryesor në këtë dikaster.
Spahiu deklaroi në Info Magazine se duhet pasur kujdes edhe në komunikimet virtuale, meqë ka pasur ambasador që është ndëshkuar me shkarkim për shkak të ndonjë gabimi apo nxitimi përmes twitter, njofton Klan Kosova.
”Problemi kryesor me Ministrinë e Jashtme, është mungesa e një komunikimi publik ashtu siç duhet. Dhe siç u pa edhe nga twitter”.
”Twitter, dhe ky komunikimi tani modern megjithatë është diçka që kërkon kujdes permanent. Mos të harrojmë që edhe ish Presidenti Trump kishte problem me twitter dhe kanë paguar një çmim për shkak të gabimeve, lajthitjeve apo nxitimeve që kanë bërë”.
”Unë e di që një ambasador është shkarkuar, për shkak të një twitteri, të pavend. Komunikimi duhet të ketë nivel në çdo situatë”.
”Është fillimi, tani duhet të shohim”.
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi