Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bekim Sejdiu ka dorëzuar sot letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit.
Sipas njoftimit, ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Njoftimi i plotë:
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës.
Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale./arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...