Gjatë ditës së djeshme në Gjilan janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.
Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se sipas të dhënave fillestare nga hetimet këto mbetje mund t’i përkasin viktimave të luftës.
“Jemi njoftuar nga Sektori i Policisë për Krime Lufte, për gjetjen e pjesëve kockore në lokacionin në fjalë. Rasti është proceduar nga Sektori i Policisë në respektim të legjislacionit në fuqi dhe në rast edhe të konfirmimit nga ekspertët mjekoligjor që këto mbetje mortore mund t’i përkasin viktimave të luftës”, tha ai në një përgjigje për portalin arbresh.info.
Gara ka thënë se gjatë hetimeve do të trajtohen me prioritet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Do të trajtohen me prioritet në përpjekjen e vazhdueshme institucionale që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ai me tej.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se është duke u marrë me rastin për të konfirmuar gjithçka.
Raporti:
“Gjilan, 24.05.2021 – 19:30. Është raportuar se disa persona duke mihur kanë hasur në disa eshtra dyshohet të jenë të njeriut, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe njësiti për krime lufte për tërheqjen e mbetjeve mortore. Rasti është duke u hetuar”, shkruan në raport. /arbresh.info/
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...
Florentino Perez nuk ndalet sulmon Barcelonën për çështjen &...