Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, përmes një videoje tha se po bashkëpunon me autoritetet.
“Mund të them se nuk kam probleme shëndetësore. Unë vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe po merrem në pyetje në lidhje me organizimin protestave masive në qytetin e Minsk”, tha ai.
Autoritetet e Minskut hodhën poshtë “thashethemet” në mediat sociale se Protasevich ishte shtruar në spital dhe thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me ndonjë problem shëndetësor të gazetarit.
Pratasevich ka qenë administrator i kanalit NEXTA Live në Telegram, platformë që ka mbuluar protestat që kanë shpërthyer në Bjellorusi prej mbajtjes së zgjedhjeve.
Autoritetet bjelloruse kanë nisur hetimet ndaj Pratasevich dhe kolegut të tij Stsyapan Putsila, në muajin nëntor, nën dyshimet për organizim të çrregullimit masiv, prishjes së rendit shoqëror dhe nxitjes së urrejtjes.
Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Minsk e ka shpallur kanalin NEXTA dhe logon e tij si ekstremiste.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...