Policia e Kosovës edhe mbrëmjen e së shtunës ka vazhduar me patrullime në mbarë vendin, për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, por edhe për të zbatuar, për të marrë masa në drejtim të ruajtjes edhe të shëndetit publik.
“Patrullat policore gjithandej vendit po realizohen për të ofruar shërbim për qytetarët, për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Prezenca policore është e domosdoshme për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, por edhe për të zbatuar, për të marrë masa në drejtim të ruajtjes edhe të shëndetit publik, respektivisht për të mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë. Duke respektuar masat në fuqi, të gjithë së bashku po ia dalim karshi pandemisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se në Kosovë sot nuk u raportua asnjë vdekje nga COVID-19, ndërsa edhe numri i rasteve të reja ishte i ultë.
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...
Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Bujar Loci
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren