Maqedonia është ndër vendet ku ka shumë pak interesim për vaksinim kundër coronavirusit. Këtë e thotë hulumtimi i Galup që është zbatuar në nivel global.
Sipas hulumtimit, vaksinimin kundër coronavirusit, nëse është falas do ta pranonin 68% e të moshuarve në botë.
Gatishmëria e personave që të pranojnë vaksinën dallon nga vendi në vend, nga 96% në Maimar deri në 25% në Kazakistan.
Pjesa më e madhe e vendeve ballkanike dhe republikave sovjetike ndodhen në fund të listës së vendeve popullata e të cilave dëshiron të vaksinohet.
Sipas hulumtimit në Maqedoni, 35% e popullatës është shprehur për vaksinim, ndërsa përqindja gati të njëjtë ka në Serbi me 35, Shqipëri 34, Mal të Zi 33, Kosovë 32 dhe Bosnjë 30.
Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk dëshirojnë ta pranojnë vaksinën kundër coronavirusit. 53% e popullatës është shprehur se nuk dëshiron të jetë pjesë e imunizimit./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...