Ditën e sotme presidenca e Shqipërisë ka qenë e hapur për ekspozitën e ideuar nga përfaqësues të Malit të Zi.
Presidenti Ilir Meta ka shkruar në një status në rrjetet sociale, se duhet promovuar bashkëjetesa harmonike, toleranca dhe mirëkuptimi mes të gjitha pakicave duke mbrojtur diversitetet e tyre.
“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, si dhe me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi ishte kënaqësi, që Institucioni i Presidentit të hapte dyert për një ekspozitë të veçantë, të ideuar nga përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë, me fotografi të ikonave të rralla murale.
Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, të gjithë së bashku, për të forcuar dhe promovuar bashkëjetesën tonë harmonike, tolerancën dhe mirëkuptimin mes të gjitha pakicace, duke mbrojtur njëkohësisht diversitetet e tyre, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe europiane”.
“Në rajonin tonë, çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja rrugë për të ecur përpara, në paqe, në begati dhe në prosperitet është që në çdo shtet, pakicat të respektohen njëlloj, sipas standardeve më të avancuara europiane”, ka thënë Meta./abcnews.al/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...