Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nuk ka të bëjë fare me mini-schengen, por sipas tij ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë.
Tutje, Sveçla ka thënë se procesi i Berlinit është ide e nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-schengen është ide e presidentit serb, Vuçiq dhe mbështetet nga ai.
Postimi i plotë:
Vendimi në mbledhjen e sotme nuk ka të bëjë fare me mini-shengen, por ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë. Procesi i Berlinit është ide dhe nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-shengen apo më saktë Novi Sad është ide e Vuciq dhe mbështetet nga ai.
Qeveria e Kosovës mbështet bashkëpunimin rajonal mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit mes palëve.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...