Brukseli dhe Pfizer-BioNTech kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për Bashkimin Evropian për të marrë 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 deri në vitin 2023.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kontrata gjithashtu mundëson që blloku të blejë një shtesë prej 900 milionë dozash, tha Komisioni në një deklaratë.
Bazuar në këtë kontratë, të gjitha dozat duhet të prodhohen në Bashkimin Evropian dhe se përbërësit e tyre thelbësorë duhet gjithashtu të merren nga blloku.
“Me nënshkrimin tonë, kontrata e re është tani në fuqi, që është një lajm i mirë për luftën tonë afatgjate për të mbrojtur qytetarët evropianë nga virusi dhe nga variantet”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. /Telegrafi/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës