India raportoi 276,110 raste të reja të COVID-19 të enjten, sipas shifrave të lëshuara nga ministria e shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 25,772,440, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Vendi raportoi gjithashtu 3,874 viktima të lidhura me virusin, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve tani në 287,122.
Më 19 maj, India vendosi një rekord të ri për numrin e vdekjeve të lidhura me Covid me më shumë se 4500 të raportuar në 24 orë.
Numri i vdekjeve të raportuara çdo ditë në vend ka qenë vazhdimisht mbi 3,000 që nga 28 Prilli.
Një total prej 186.9 milion doza vaksinash janë administruar që kur India filloi programin e saj të vaksinimit më 16 janar. Të Mërkurën, vendi shpërndau 1,145,569 doza vaksinash.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...