Sipas një informacioni të medias amerikane, me këtë hap Presidenti Biden dëshiron të shmangë rëndimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Kundër anijeve ruse të përfshira në ndërtimin e tubacionit megjithatë pritet të ketë edhe më tej sanksione. Konfirmime për këtë informacion deri tani nuk ka.
Kritika erdhën nga republikanët e SHBA. Ata thanë se Biden po ndihmonte në mënyrë aktive Presidentin rus Putin për të ndërtuar Nord Stream 2. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai i jep Rusisë përparësi të mëdha strategjike në Evropë.
Qeveria e SHBA është rreptësisht kundër gazsjellësit prej 1.200 kilometrash,i cili pothuajse ka përfunduar. Ashtu si paraardhësi i tij Trump, Biden argumenton, ndër të tjera, se Gjermania po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia. Projekti është i diskutueshëm edhe brenda BE-së.
Qeveria gjermane është ende e lidhur me Nord Stream 2. Përveç Grupit Rus Gazprom, në projekt janë të përfshira kompanitë gjermane Uniper dhe Wintershall si dhe të tjera nga Franca, Britania e Madhe dhe Austria./dw/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...