Qëndrim Gashi, i cili deri sot ka qenë ambasador i Kosovës në Francë e ka konfirmuar se sot ka marrë dekretin për mbarim të misionit.
Ai ka thënë se kërkesa e tij për largim nga detyra është pranuar nga presidentja.
“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka shkruar Gashi.
Postimi i tij i plotë:
T’i shërbesh vendit si ambasador është privilegj. T’i shërbesh vendit me përkushtim, është obligim. Përfaqësimi i Kosovës në Francë, si dhe në Andorë e Monako, e për një kohë edhe në Portugali, ka qenë nder i jashtëzakonshëm për mua. Gjatë kësaj periudhe i kam mbrojtur interesat e vendit tonë dhe jam përpjekur t’i avancoj raportet e shkëlqyeshme me shtetet ku kam qenë i akredituar, në veçanti me Francën. Raporti ynë me Francën është esencial për të ardhmen tonë evropiane.
Më lejoni ta shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për bashkëpunim dhe përkrahje të gjithë liderët institucionalë shtetërorë nga viti 2016 e deri tash, duke filluar nga ish-presidentja Jahjaga e cila në vitin 2015 e mori nismën për të më emëruar. Deri në përfundimin zyrtar të misionit tim, do të vazhdoj ta kryej punën me përkushtim të plotë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës