Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...