Policia greke prej ditësh po punon intesivisht për të rënë në gjurmët e grabitjes fatale në Glyka Nera, ku mbeti e vdekur 20-vjeçarja Karolina. Mediat greke, shkruajnë se deri më tani është arrestuar një 35-vjeçar me origjinë gjeorgjiane, i cili po tentonte të largohej drejt Bullgarisë me një pasaportë false.
Por tiparet e personit të arrestuar, përputhen me dëshminë e dhënë nga bashkëshorti i viktimës, i cili gjatë ngjarjes u lidh dhe u godit nga katër personat që u futën në shtëpi.
Pas arrestimit, gjeorgjiani do të dërgohet në paraburgim në Athinë, ku dhe do të nxirret para bashkëshortit të Karolinës, i cili do të përpiqet që ta identifikojë. Në dëshminë e dhënë më herët, ai ka thënë se njëri prej grabitësve ishte i shëndetshëm, me flokë të prera shkurt dhe rreth 1.72 cm i gjatë.
Kujtojmë se dhjetë ditë më parë, një grabitje në Glyka Nera të Athinës përfundoi me vrasjen makabre të një 20-vjeçareje, e cila mbeti e vdekur në prani të foshnjes së saj 11-muajshe.
Autorët kishin informacion se në shtëpi gjendeshin 100 000 euro pasi çifti kishte shitur një tokë, por gjetën vetëm 10 000 euro pasi pjesa tjetër nuk ishte në shtëpi.
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...