Joan Laporta është zotuar se do të bëjë ndryshime të mëdha te Barcelonë pasi të mbyllet sezoni 2020/21.
Presioni është në rritje mbi Ronald Koeman pas skuadra dështoi në fund në luftën për titull në La Liga, me holandezi që mund ta mbetet pa punë që javën e ardhshme.
“Unë thashë që do të vlerësoja në fund të sezonit në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve”.
“Ne fituam Copa del Rey dhe jemi krenarë për këtë, por ishim eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe La Liga u humb në mënyrë të pakuptueshme”.
“Nga këndvështrimi im, do të shihni se duhet të merren shumë vendime, duke filluar javën e ardhshme. Ne do t’i komentojmë atëherë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të kemi një ekip konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe brenda vendit”.
“Kur them se ky është fundi i një cikli, është sepse kjo është ajo që unë mendoj dhe se është e nevojshme”, ka thënë Laporta.
Laporta do të takohet me Ronald Koeman pasi të jetë luajtur ndeshja e fundit e sezonit, dhe pastaj ai do të fillojë të marrë vendime në lidhje me drejtimin edicionin 2021/22. /Telegrafi/
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...