Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Bruksel ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Është ky i fundit që ka bërë publik këtë takim me kreun e qeverisë.
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan se është i kënaqur që ka takuar Ramën dhe e ka uruar për fitoren.
Po ashtu bën me dije se ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.
“I kënaqur që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...