Në pikën e vaksinimit në sallën A1 Arena në “Boris Trajkovski” në Shkup sot u vaksinuan zv. kryeministrat Fatmir Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Me këtë rast Dimitrov theksoi rëndësinë e procesit të imunizimit të popullatës. Sipas tij vetëm përmes vaksinimit do të mund të kthejmë jetën në normalitet.
“Është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe ne të cilët gjatë gjithë kohës bëjmë apel për vaksinim, ti qasemi këtij procesi. Ne u vaksinuam në prezencë të mediave për të përcjell porosi tek qytetarët për rëndësinë e procesit të imunizimit”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për çështje evropiane.
Dimitrov foli edhe për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, ku tha se ditëve në vijim pritet angazhim shtesë i Presidencës portugeze me BE-në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.
Dimitrov tha se problemi me Bullgarinë si dhe qeveria teknike atje paraqet problem, por që sipas tij `nuk duhet të humbasim shpresën` dhe se nuk kemi luksin të që heqim dorë./Telegrafi/
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...