Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit në këtë komunë, Ismet Ferizi.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se i njëjti është liruar për shkak të deklaratës së tij lidhur me punësimin në Arsim të grave të mbuluara.
“Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: ‘Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim’. Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi”, ka thënë ai.
Sipas Bahtirit, ky diskriminim në baza fetare ka qenë i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm.
Për të njëjtën deklaratë ai ka thënë se është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi.
“Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë komptencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës. Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune”, ka thënë ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...